Shkuma e shampos dëmton flokët, ja sa herë në javë duhet t’i lajmë

Shkuma e shampos dëmton flokët, ja sa herë në javë duhet t’i lajmë

Lifestyle October 21, 2025 - 10:17

Larja e flokëve më shumë se tre herë në javë mund t’i dëmtojë ato, por përdorimi i tepruar i shampos mund t’i dëmtojë edhe më shumë.

Sipas specialistëve, flokët sa më shumë t’i lani, aq më keq do të duken dhe këtë mund të vërtetojnë shumë vajza që 3 ditë pas larjes flokët e tyre janë plot shkëlqim e volum.

Sipas dermatologëve flokët duhet të lahen me shampo atëherë kur prodhimi i yndyrës është tejet i lartë.

Kur ju shkumëzoni flokët tuaj, shpesh mendoni se flluskat dhe aroma e mirë mund të pastrojnë flokët, por ç’është e vërteta flokët nuk kanë nevojë për shkumë të pastrohen. Përbërësit e kimikatet e ashpër si sulfati janë përgjegjesë për shkumën e aromën. Këta agjentë dehidratojnë flokët dhe eleminojnë yndyrën nga rrënjët e flokëve.

Ekspertët thonë se shampo heq qelizat e tepërta të lëkurës dhe vajin nga koka. Ata këshillojnë shampo pa sulfate e nëse nuk shkumëzojnë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.