Butoni “sekret” në makinën larëse për tharjen e shpejtë të rrobave

Butoni “sekret” në makinën larëse për tharjen e shpejtë të rrobave

Lifestyle October 09, 2025 - 12:17

Me ardhjen e muajve të ftohtë, tharja e rrobave bëhet gjithnjë e më sfiduese.

Edhe pse i varim në ambiente të mbyllura, ato kanë nevojë për më shumë kohë që të thahen plotësisht.

Megjithatë, një eksperte ka ndarë një këshillë të thjeshtë, por pak të njohur, e cila mund të shkurtojë ndjeshëm kohën e tharjes brenda shtëpisë.

Nicola Lewis së fundmi zbuloi një funksion “të fshehtë” në lavatriçe, që ndihmon në tharjen më të shpejtë të rrobave.

Ajo shpjegon se, pasi të përfundojë cikli i larjes, duhet t’i vendosni rrobat në një cikël shtesë rrotullimi – pa shtuar ujë.

Ky rrotullim ekstra ndihmon në nxjerrjen e lagështisë së mbetur, duke reduktuar dukshëm kohën që rrobat kanë nevojë për t’u tharë.

“Vendosini rrobat dy herë në ciklin e rrotullimit! Do të dalin më pak të lagura dhe do të thahen shumë më shpejt”, thekson ajo. /Telegrafi