
Shtatë zakonet që gratë francize i bëjnë në verë për t’u ndjerë më mirë
Vera në Francë është një filozofi më vete. Ndërsa pjesa tjetër e botës vrapon pas pushimeve të shpejta dhe të zhurmshme, gratë franceze i qasen sezonit të nxehtë me një elegancë të përmbajtur dhe të natyrshme. Ja disa nga ritet e tyre të përditshme, që mund të bëhen frymëzim edhe për ty këtë verë:
Një shëtitje në mëngjes herët
Nuk ka asgjë më qetësuese se era e freskët e mëngjesit në verë. Francezet e nisin ditën me një ecje të ngadaltë, shpesh nëpër tregje lokale apo buzë lumit.
Parfum i lehtë me aromë lulesh
Në vend të aromave të rënda, ato zgjedhin parfume me nota si bergamot, jasemin apo livando, që shoqërojnë bukur ditët e nxehta.
Pije të thjeshta, por shije eleganteNë vend të kokteileve të ngarkuara, ato zgjedhin një gotë rosé të ftohtë, ujë me limon apo një verë të lehtë me kube akulli.
Një libër në çantë
Qoftë në park, plazh apo ballkon, leximi është pjesë e ditës. Dhe gjithmonë me diellin që bie butë mbi supe.
Veshje lino dhe pambuku
E bukura dhe e rehatshmja shkojnë bashkë. Një fustan i bardhë lino, një kapelë kashte dhe sandale të thjeshta janë gjithçka që duhet.
Pushim për veten
Qoftë një gjumë i shkurtër pasdite, një maskë për fytyrën apo thjesht heshtje për 20 minuta, këto gra e dinë mirë fuqinë e çlodhjes
Jo stërmundim për t’u dukur bukur
Make-up minimal, flokë të lirshme, buzë të kuqe ose asgjë fare, francezet refuzojnë të jenë njerëz të perfeksionit veror.