
Stërvitja nuk mjafton gjithmonë, pse disa nuk fitojnë muskuj pavarësisht përpjekjeve?
Gjenet, hormonet dhe muskujt, çfarë i pengon disa njerëz?
Jo të gjithë ndjekin të njëjtën rrugë drejt një trupi muskulor. Edhe pse ushtrimet me pesha janë thelbësore, ndërtimi i masës muskulore nuk është gjithmonë i lehtë, sidomos ndërsa plakemi.
Rritja e muskujve ndodh kur qelizat muskulore prodhojnë (sintetizojnë) proteina të reja më shpejt sesa shpërbëhen ato të vjetrat. Ky proces stimulohet nga tensioni që krijohet gjatë stërvitjes me rezistencë, si ngritja e peshave.
Edhe dëmtimet mikroskopike të muskujve gjatë ushtrimeve, të cilat shpesh shoqërohen me dhimbje ose inflamacion, mund të shërbejnë si sinjal për rritje.
Por nëse jeni fillestar në stërvitje ose nëse e teproni me intensitetin, trupit i duhet të përdorë shumicën e proteinave për të riparuar dëmtimet dhe për të ulur inflamacionin dhe jo domosdoshmërisht për ndërtimin e muskujve të rinj,