
Vjen oferta fantastike për pushime familjare verore me dy fëmijë pa pagesë
Vera 2025 po afron dhe me të vjen një mundësi e shkëlqyer për t’i planifikuar pushimet ideale familjare.
Kompania e njohur turistike Eurokoha ka lansuar një ofertë ekskluzive për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të paharrueshme në bregdetin e Antalyas, duke përfituar nga early booking me super avantazhe - dy fëmijë pa pagesë.
Kjo ofertë e veçantë është mundësi që familjet të shijojnë një pushim të rehatshëm, me të gjitha shërbimet e përfshira me çmim që nis prej 500 eurove.
Kjo ofertë fantastike nga Eurokoha përfshinë:
Biletat ajrore në linjën Prishtinë - Antalya - Prishtinë
Akomodimin në hotel me pansion të plotë, që përfshin ushqime dhe shërbime të tjera të nevojshme për një eksperiencë të kompletuar
Transferin nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas, duke e bërë udhëtimin sa më të rehatshëm për të gjithë pasagjerët
Të gjitha taksat e aeroportit, duke eliminuar shpenzime shtesë të paparashikuara për udhëtarët.
Për të përfituar nga kjo ofertë, rezervimet mund të bëhen duke kontaktuar në numrin 038 235 235, ose duke vizituar zyrat e Eurokohës te Qafa dhe Swiss Diamond.
Ndërkohë, kujtojmë se të gjithë pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë për në Turqi se pasaportat duhet të kenë një validitet prej së paku 6 muajsh nga data e fluturimit.
Për familjet që po kërkojnë një pushim të përballueshëm, me cilësi të lartë dhe pa shpenzime të panevojshme për fëmijët, kjo ofertë duket të jetë një nga më të mirat për këtë verë.