
Sjelljet tipike të njerëzve emocionalisht inteligjentë
Njerëzit me inteligjencë të zhvilluar emocionale duket se dinë të lundrojnë më mirë përmes uljeve dhe ngritjeve që jeta na ofron. Kapaciteti i tyre për të rregulluar emocionet, aftësia për ti konsideruar dhe respektuar të tjerët dhe ajo që ka vlerën më shumë është vlerësimi i rrugëtimit më shumë sesa rezultati, i cili i jep mundësinë atyre të arrijnë objektivat personal dhe profesional në mënyrë më të qetë dhe më të paqtë.
1. Kultivimi i mirënjohjes dhe rregullimi emocional
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kanë aftësinë të shohin anën pozitive të gjërave dhe të përqendrohen në ato gjëra që shkojnë mirë edhe në momentet më të vështira. Për të mos u vënë përfund nga ndodhitë negative, ata gjejnë gjithmonë një “dritë jeshile” në çdo situatë, aftësia që i ndihmon ata të kapërcejnë krizat me qëndrueshmëri.
Për aq kohë sa një situatë bëhet stresante këta njerëz na kujtojnë se ka gjithmonë aspekte pozitive si shëndeti i të afërmve apo stabiliteti në fushat e tjera të jetës duke forcuar kështu kapacitetin e tyre për të ecur përpara.
2. Të zgjedhësh duke parë edhe në një këndvështrim më të gjerë
Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë të aftë të lënë nevojat dhe interesat e tyre mënjanë për të arrirë një objektiv më superior. Ata janë të gatshëm të zgjedhin interesin kolektiv dhe harmoninë, sesa të përfshihen në konflikte të vogla.
Një lojtar i cili preferon t’ia kalojë topin shokut të ekipit sesa të shohë mundësinë për të regjistruar më shumë pikë për veten e tij. Ky gjest mirësie, nuk favorizon vetëm frymën e ekipit, por i lejon atij të marrë mirënjohjen e merituar në kohë afatgjatë.
3. Të vlerësosh procesin më shumë sesa rezultatin
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë që kënaqësia nuk qëndron vetëm në arritjen e një qëllimi final por në çdo moment të kaluar gjatë përjetimit të rrugëtimin të një përvoje të caktuar. Në këtë mënyrë kultivohen pasionet afatgjata, rrugëtimi i bërë cili është po aq i rëndësishëm sa vet arritja në destinacionin e synuar. /oranews