
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Nëse arrini të lexoni ashtu siç duhet shputën e partnerit tuaj, do t’i kuptoni më mirë.
Mendoni se keni gjetur tipin e duhur të mashkullit? Përpara se ta lini veten në krahët e tij, hiqini në fillim këpucët dhe çorapet dhe kontrollojani me kujdes ose më mirë lexojani me vëmendje.
Gishtat tregojnë diçka nga karakteri i tyre ndaj le t’i zbulojmë së bashku për t’i kuptuar më mirë ata.
Gishti i madh
Nëse gishti i tij i madh është më i gjatë se gishtat e tjerë, kjo tregon se mashkulli juaj është shumë inteligjent dhe krijues. Por mos u shqetësoni nëse vini re të kundërtën, sepse gishti i madh i shkurtër, nuk është sinonim i budallallëkut apo mungesës së inteligjencës. Përkundrazi, një gjë e tillë do të thotë se ai ka aftësi të mëdha organizative dhe është mjaft i aftë të përballojë punën në grup.
Gishti i dytë
Nëse ky gisht është më i gjatë se ai i madh, kjo do të thotë se mashkulli juaj është një person të cilit i pëlqen që të marrë gjithmonë vendime dhe pse jo të komandojë. Ndërsa në rast se ai gisht është i shkurtër, kjo do të thotë që ai person jeton në harmoni me personat që e rrethojnë dhe se nuk e ka të nevojshme që të bjerë në sy apo të komandojë të tjerët.