Eurokoha shpalos detajet e ofertave për Verën 2025

Eurokoha shpalos detajet e ofertave për Verën 2025

Lifestyle February 19, 2025 - 19:38

Kompania Eurokoha ka bërë të gjitha përgatitjet për të nisur një sezon të ri për pushimet verore, derisa rezervimet tashmë kanë nisur dhe për të gjithë ata që rezervojnë deri më 31 mars, do të përfitojnë zbritje deri 40%.

Për të shpalosur detaje rreth destinacioneve të kësaj vere dhe ofertat me çmimet më të mira, sot Pranvera Bojniku dhe Elira Osmani nga Eurokoha ishin të ftuara në Programin e Mëngjesit në Radio Prishtina.

Bojniku tha se Antalya mbetet destinacioni më i kërkuar edhe për verën 2025, fal çmimeve dhe niveleve të larta të pushimeve që ofron.

“Si top destinacion më i kërkuar është Antalya, që ofron cmime për të gjithë kategoritë, ka paketa për të gjithë, duke filluar nga luksozet deri te ato ekonomike”, tha Bojniku.

AJo tha se pushuesit po u kthehen pushimeve në Antalya për shkak edhe të hoteleve dhe kushteve të mira që ofron ky destinacion.

“Antalya i ka të përfshira të gjitha dhe bën që pushuesi të përjetojë pushime pa menduar asgjë. Vitin e kaluar pas liberalizimit të vizave ka pasur kërkesa, por pushuesit prap janë kthyer tek Antalya, sepse hotelet atje janë shumë më të mira se sa që ofrojnë hotelet në Evropë”, shtoi ajo.

Ndërsa Elira Osmani, tregoi më shumë rreth destinacioneve të tjera të fluturimeve që ofron rregullisht Eurokoha, ku si top destinacione janë ato në qytetet e Gjermanisë dhe Zvicrës, ku edhe diaspora jonë është më prezentë.

“Kemi me biletë avioni, akomodimi në hote, transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas dhe të gjitha të tjerat që janë të nevojshme për pushim të rehatshëm. Kemi destinacione tjera, Cyrih, Basel, Dusseldorf, Sttutgart, Mynhen dhe shumë destinacione tjera që ofrojmë fluturime të shpeshta në qendrat kryesore evropiane”, tha Osmani.

Për më shumë detaje ndiqni intervistën e plotë në Radio Prishtina: