Sa ngjyra duhet të keni në dhomën tuaj të gjumit
Formula magjike e ekspertit për t’u siguruar që të mos gaboni në dekorimin
Të gjithëve na pëlqen të ndihemi rehat në shtëpinë tonë, veçanërisht në dhomën ku flemë dhe pushojmë më shumë.
Ndonjëherë e teprojmë kur bëhet fjalë për dekorimin, kështu që vetë dhoma është e rrëmujshme në mënyrë të panevojshme me gjithçka.
Ne kombinojmë disa gjëra që nuk shkojnë aspak njëra me tjetrën dhe sipas ekspertëve, kur bëhet fjalë për ngjyrat, ekziston një rregull që duhet ta respektojmë.
Tema është sa ngjyra duhet të përmbajë dhoma juaj e gjumit në mënyrë që të duket e rafinuar dhe jo kaotike apo monotone?
Këto janë udhëzime se si ta dekoroni siç duhet.
E thënë thjesht, rregulli i tri ngjyrave dikton që të qëndroni në një paletë kryesore me tri ngjyra kur dekoroni çdo dhomë, shkruan “Ideal home”,.
Kjo do të sigurojë që rezultati përfundimtar të jetë tërheqës vizualisht dhe jo shumë rrëmujë shqisore – ose anasjelltas, shumë i koordinuar dhe i mërzitshëm. /telegrafi