Jeni të preokupuar shumë me punëntuaj, vizitojeni psikologun
Përkushtimi i tepërt në punë mundet në masë të dukshme të çrregullojë personat të cilët dëshirojnë t’i plotësojnë të gjitha obligimet, duke synuar në mënyrë të pavetëdijshme perfeksionin.
Vetëdija e lartë mbi qëllimet e marra i çon në stres nga i cili vështirë mund të ikin, sepse vazhdimisht janë nën presionin të cilin vetvetes ia kanë imponuar.
Nëse situata e tillë është vazhdimisht e pranishme, do të thotë që personat e tillë janë thellë në sindromën e djegies dhe u është e nevojshme ndihma profesionale, sepse shëndeti u është rrezikuar, ndërkaq këndellja zgjat muaj të tërë, paralajmëron psikologia vjeneze, Julia Umek.
“Kjo sindromë fillon me ambicien e tepruar dhe dëshirën që çdo gjë të bëhet perfekt. Dëshira për t’u dëshmuar shndërrohet në detyrim dhe shqetësim. Në rrethana të tilla angazhimi vazhdimisht shtohet, ndërkaq nevojat e rëndësishme personale lihen pas dore. Në sjellje janë të shfaqura jotoleranca dhe fleksibiliteti i zvogëluar, humbet orientimi, shfaqet ndjenja e dhembshme dhe zbrazëtia shpirtërore, ndërsa në fund edhe depresioni. Personat e këtillë, pra, janë shumë të angazhuar, identifikohen me punën e tyre, për shkak të së cilës u nevojitet mirënjohja dhe dëshmia e rrethit shoqëror. Janë kryesisht të frikësuar dhe kanë sensibilitet të zvogëluar për ndjenjat personale”, shpjegon Umek.
Në rrethana të tilla, vjen deri te molisja e plotë organike, e cila në fillim shfaqet me puls të dobët. Shikimi i tij është i paindividualitet dhe nuk tregon kurrfarë reaksioni.
Se po ndodh diçka e pazakonshme mund të identifikohet edhe në gjuhë, skajet e së cilës janë të errëta, ndërkaq mesi është i bardhë apo i verdhemët. Zemra, mushkëritë dhe mëlçia gjithashtu mund të jenë të rrezikuara. /eo