S’ka më mirë se pushimet në shtator, dalin oferta me çmime fantastike
Për shumë njerëz, verë është sinonim i pushimeve në korrik dhe gusht. Megjithatë, shtatori është një muaj që shpesh injorohet për pushime, por edhe shumë njerëz zgjedhin shtatorin, për shumë arsye, një ndër to moti i përshtatshëm dhe çmimet.
Në shumicën e destinacioneve të njohura për pushime, shtatori ofron një mot të ngrohtë dhe të këndshëm, që ju mundëson të shijoni një pushimë plotë relaks. Dita është akoma e gjatë dhe e ngrohtë, por temperatura është më e këndshme, duke e bërë më të rehatshëm psuhimin tuaj.
Janë edhe çmimet më të përshtatshme, këtë na dëshmon kompania Eurokoha, e cila ka nisur tashmë me ofertat e saj për muajin shtator, të cilat fillojnë nga 590 euro për person për pushime 7 ditore në rivierën turke.
Një nga përfitimet më të mëdha të udhëtimit në shtator është shmangia e turmave të mëdha të turistëve. Pjesa më e madhe e pushuesve janë kthyer në rutinën e tyre të përditshme, që do të thotë se plazhet, atraksionet dhe restorantet janë më pak të mbushura dhe ofrojnë një përvojë më të qetë dhe më relaksuese, por mbi të gjitha edhe shërbime më cilësore.