Nesër fillon Beerfest Kosova - 12 deri më 15 korrik

Nesër fillon Beerfest Kosova - 12 deri më 15 korrik

Lifestyle July 11, 2024 - 12:19

Ketë të premte (nesër) më datë 12 korrik fillon Beerfest Kosova dhe do të zgjasë deri me 15 korrik. Gjatë 4 netëve sa zgjat festivali do të ketë program fantastik me organizim madhështor.

Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillepsie, Zwada dhe Haliband, janë artistët dhe bendet që do të performojnë në festival. Përveç këtyre emrave festivali është pasuruar edhe me promo artistët: Redon Berani, Young Arti, Leyla, Angler.

Biletat mund të blini edhe fizikisht në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Image

Blerjen e biletave mund ta bëni edhe fizikisht në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Ekipa e beerfest ju pret në kioskën e brenduar të beerfest prej orës 17:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa rezervimin online të biletave, mund ta bëni KËTU.

Birra vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështore

Festivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.

Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot ne beerfest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.

Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.

Beerfest Kosova 2024 organizohet nga data 12 deri më 15 korrik 2024, prapa Pallatit të Rnisë në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Bëhu pjesë e festës më të madhe n’vend!

Image

Artikull i sponsorizuar!