Aventurat që mund t’i përjetoni me Eurokohën në Kusadasi të Turqisë [video]
Kompania Eurokoha verën e këtij viti e ka nisur me risi, duke sjellë një nga destinacionet më të mira, por edhe ekonomike të Turqisë.
Fjala është për Kusadasin në Izmir, i cili ofron pushime për të gjitha moshat, grupet dhe më e mira, ka çmime të arsyeshme në krahasim me rivierat e tjera turke.
Për më të tepër, nga ky vit ka fluturime direkte nga Prishtina në Izmir dhe kjo e bën më të lehtë pushimin tuaj, por edhe çmimet janë të përshtatshme për çdo buxhet.
Plazhe të larmishme, aktivitete të shumta dhe jeta e natës janë disa nga arsyet pse turistët zgjedhin Kusadasin për pushimet e verës.
Arsye tjetër është se të gjitha plazhet në Turqi, e në veçanti në Kusadasi janë të pajisura me persona që kujdesen për pushuesit, por edhe dhoma mjekësore për çdo rast që mund të përballen pushuesit.
Në kompaninë Eurokoha ofertat për pushime në Kusadasi nisin nga 500 euro për person për 7 ditë, ndërsa ato varen edhe nga zgjedhja që ju bëni.
Për t’u njohur më shumë me ato që ofron Kusadasi, ndiqni materialin më poshtë. /Zëri