Restorantet në Malmö të zhgënjyer, pak vizitorë gjatë Eurovisionit

Restorantet në Malmö të zhgënjyer, pak vizitorë gjatë Eurovisionit

Lifestyle May 18, 2024 - 09:09

Pritshmëritë për turizmin gjatë Eurovisionit në Malmö ishin të larta, por disa restaurante në Malmö u zhgënjyen.

Transmetuesi publik suedez SVT, ka folur me restorante që kanë kaluar javën e tyre më të keqe që nga pandemia, transmeton Zeri.info.

“Shumë fansa të Eurovizionit erdhën në Malmö javën e kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i vizitorëve në disa restorante ishte aq i ulët saqë restorantet zgjodhën të mbylleshin, thotë Alexander Pidiakis, punonjës i një restauranti në Malmo.

“Ka kushtuar shumë që restorantet të funksionojnë. Ishte mjaft boshë, ju mungonin turistët dhe rrëmuja. Nuk doli siç pritej”. shtoi Alexander Pidiakis.

Fakti që fluksi i turistëve nuk ka ndodhur në disa vende është për shkak të situatës së sigurisë dhe publicitetit negativ rreth Malmos, beson Alexander.

“Ata nxitën një situatë të pasigurt në Malmö në vend që të përhapnin gëzim”, thotë ai.

Shpëtimi ishin delegacionet e huaja

Rezervimet në grup, ndër të tjera, nga delegacionet e huaja u bënë shpëtimi për restorantin ku punon Alexander Pidiakis. Ai priste që qarkullimi të dyfishohej - nuk ndodhi, por ai është ende i kënaqur me rezultatin.

“Kemi arritur një qarkullim si gjatë një jave normale”, shton ai. /Zëri