Disa gjëra janë të përkohshme, ndërsa familja është e përhershme
Ne të gjithë kemi njerëzit dhe gjërat që mendojmë se na nevojiten, por nëse të gjithë largohen një ditë, nëse për gjithçka afron një datë skadence, kjo gjë nuk ndodh me familjen. Ajo është shtylla më e fortë, tek e cila mund të mbështetemi pa frikë.
Më poshtë ne do t’ju sjellim disa nga arsyet se pse familja është gjëja më e rëndësishme që kemi.
Familja do të jetë gjithmonë aty
Kur zemrat tona të jenë të thyera,, ose kur të kemi nevojë të flasim me dikë, familjet tona do të jenë vetëm një telefonatë larg dhe kurrë nuk do të na lënë vetëm.
Familjarët na njohin më mirë se kushdo
Pjesëtarët e familjeve tona na shohim të rritemi dhe të ndryshojmë, ndaj ata janë të vetmit që na njohin mirë se kush jemi dhe na duan, gjithsesi.
Me ta jemi miq përgjithmonë
Familjarët tanë do të jenë përherë njerëzit, me të cilët mund të hapemi për gjithçka. Mund t’u ankohemi atyre, ose të qeshim me ta, derisa të na dhembë stomaku.
Kemi njerëz me të cilët të krijojmë kujtime
Gjatë pushimeve, festave të ditëlindjeve etj, ne do të kemi familjarët për të shpenzuar kohë me ta, për të krijuar kujtime që do të zgjasin përgjithmonë.
Gjaku nuk bëhet ujë
Sado që në jetën tonë mund të hyjnë persona të rinj, ata kurrsesi nuk mund ta zënë vendin e familjarëve tanë. Edhe nëse për disa kohë mund t’i kemi të ashpëra marrëdhëniet me familjarët tanë, sërish gjaku nuk bëhet ujë. Një ditë do të na duhet t’i flasim atyre, sepse pa prezencën e tyre në jetën tonë nuk mund të jetojmë dot.
Kemi njerëz, me të cilët të qeshim me të madhe
Me familjen tonë ne mund të qeshim me të madhe, edhe për budallallëqet apo momentet më të sikletshme, të cilat i dimë vetëm ne dhe ata.
Ata qëndrojnë me ne, kudo ku ne të shkojmë
Pak rëndësi ka se ku na përplas jeta, familja jonë do të qendrojë gjithmonë në zemrat tona.
Do të kemi një shpatull ku të mbështetemi
Kur gjërat të bëhen të vështira dhe të na duhet një shpatull ku të mbështetemi, familja jonë do të jetë përherë aty.
Ata na duan, pavarësisht gjithçkaje
Pavarësisht gabimeve që bëjmë, apo sa herë e dreqosim fare, familjarët tanë do të jenë personat që do të na duan, pavarësisht gjithçkaje.
Mbështetja morale
Për çdo arritje, festë, apo për çd ogjë të vogël, familjarët tanë do të jenë përherë të gatshëm të na mbështesin.