“Thyen internetin” me dilemën për ngjyrën e fustanit, arrestohet Keir pasi rrahu gruan e tij

“Thyen internetin” me dilemën për ngjyrën e fustanit, arrestohet Keir pasi rrahu gruan e tij

Lifestyle May 10, 2024 - 10:47

Është arrestuar Keir Johnston, burri që u bë viral me gruan e tij pasi fustani që blenë për dasmë ndezi debate mbi ngjyrën e vërtetë.

Ai kërcënoi gruan e tij, Grace Johnston duke i thënë se “dikush do të vdesë”.

Pavarësisht se pësoi mavijosje të rënda nga sulmi, Grace nuk kërkoi trajtim mjekësor.

Çifti fitoi famë mbarëbotërore pas dasmës së tyre në vitit 2015 pasi nëna e nuses veshi një fustan që ngjalli debat global mbi ngjyrat e tij të vërteta – të zezën dhe blunë ose të bardhën dhe ari, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv

I quajtur “Fustani që theu internetin”, u bë hit i mediave sociale kur u nda për herë të parë në Tumblr nga e ftuara Caitlin McNeill, e cila bëri thirrje për ndihmë për zgjidhjen e dilemës.

Fotografia u postua në Twitter deri në 11.000 herë në minutë.

Image