Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
E vështirë të mohohet se sa shumë energji dhe investim duhet për t’u përgatitur për një takim dashurie, edhe pse mund të jetë i pari apo i dhjeti në renditje
Veshjet më të mira, dukja, ato emocionet dhe fluturat në stomak, zgjedhja e parfumit të duhur, të gjithë këto detaje konsiderohen si përpjekje për të dalë sa më mirë në takimin e radhës me të dashurin/en.
Por, po sikur t’ju themi që disa gurë të caktuar punojnë në favorin tuaj duke rritur energjinë dhe emocionet e bukura në takimet e dashurisë.
Këto janë kristalet. “Kristalet janë përdorur në kultura të ndryshme për vetitë e tyre mistike,” thotë Letao Wang, astrolog dhe këshilltar shpirtëror.
“Ata mund të forcojnë besimin, të tërheqin energji të mirë dhe të ndikojnë në mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë”, shkruan Bustle.
Por, cilët janë kristalet që ju duhen për takimet e dashurisë?
Rose Quartz (kuarc rozë)
Nëse po dilni në një takim të dytë ose të tretë dhe shpresoni që ky person të jetë i vetmi zgjidhni një bizhuteri me këtë gurë. Ky gur njihet si ai i dashurisë dhe mund të jetë pikërisht guri që ju nevojitet për t’i çuar gjërat në një nivel tjetër.
Ai lëshon një energji të butë që jo vetëm rrit dashurinë për veten, por edhe joshjen për të tjerët, duke e bërë atë një zgjedhje të përsosur për një mbrëmje romantike.
Fluori
Për t’u ndjerë të qetë dhe të fokusuar në takim, ky është kristali që ju duhet. Fluori është guri që ju duhet sidomos nëse ndiheni nervozë dhe keni nevojë për energji për të balancuar emocionet dhe frikërat.
Ametist
Ametisti është një gur ngjyrë vjollce e lehtë që është i lehtë për t’u pasur si një varëse, unazë apo vathë. Ky kristal është jashtëzakonisht i fuqishëm. Me profilin e tij të qetë dhe mbrojtës, ametisti vepron si një simbol i qetësisë dhe mbrojtjes, citon Anabel.
Carnelian
Si një gur mahnitës i kuq në portokalli, carnelian është kristali për të zgjedhur nëse doni të ndiheni më të sigurt, të guximshëm apo edhe pak seksi në takimin tuaj të dashurisë. /Telegrafi