Kaq kafe duhet të pini në ditë nëse dëshironi të mos shtoni peshë
Lifestyle
May 06, 2024 - 22:22
Pirja e katër gotave kafe në ditë mund të zvogëlojë sasinë e yndyrës, sipas një studimi të bërë tek minjtë.
Eksperimenti zbuloi se kafeina ndaloi trupin të prodhonte yndyrë në gjak, që nënkupton se qelizat yndyrore ruheshin më pak brenda tyre sesa normalja.
Minjtë konsumuan kafeinën e katër filxhanëve kafe dhe hëngrën një ushqim me yndyrë dhe sheqer për katër javë.
Ata fituan 16 përqind më pak peshë se minjtë tjerë që nuk konsumuan kafeinë, dhe kishin 22 përqind më pak yndyrë të trupit.
Shkencëtarët thanë se kjo mund të jetë për shkak se efektet e kafeinës zvogëlojnë veprimin në një gjen i cili ndikon në shtimin e peshës.