Gjumi duhet të jetë prioritet i çdo studenti
Studentët në Britani të Madhe kanë gjetur mënyra interesante për të qëndruar pa gjumë gjithë natën para një provimi, më shpresën e përfitimit të sa më shumë njohurive.
Por kjo gjë nuk është e mirë e thonë psikologët, shkruan BBC.
Jakke Tamminen, pedagog i psikologjisë në Universitetin Royal Holloway të Mbretërisë së Bashkuar është ekspert për mënyrën si ndikon gjumi në kujtesë.
Sipas Tamminen, vetë gjumi është thelbësor për futjen e njohurive në tru dhe ideja që me shpresën se duke lexuar latinisht para gjumit do të zgjoheni duke folur latinisht, është një gojëdhënë.
Ai ka realizuar një hulumtim me studentët që kanë qëndruar zgjuar gjithë natën dhe me të tjerë që kanë fjetur, për të mësuar fjalë të reja nga fjalori.
Dhe rezultatet ishin se ata që kishin fjetur gjatë natës, kujtonin më shumë fjalë se studentët që ishin të privuar nga gjumi.