Kafeja redukton sëmundjet mendore
Për miliona njerëz konsumimi i një kafeje të fortë është perfekt për të nisur ditën mbarë.
Megjithatë studimet e sotshme veç kësaj thonë se kafeja bën mirë edhe për reduktimin e sëmundjeve mendore.
Konsumimi i tre deri në pesë kafe në ditë ndihmon për të mbajtur larg dhe Alzajmerin, të paktën kështu janë shprehur shkencëtarët.
Të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës dhe të menduarit, sidomos gjatë fazës së sëmundjes Alzajmer para se të ndodhin simptomat e sëmudjes mendore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të individëve të prekur nga sëmundjet mendore është i trefishtë dhe arrin në 115.400.000 në mbarë botën, ku sëmundja Alzajmer përbën shumicën e këtyre rasteve.
Studimi i ri me anë të kërkimeve më të fundit ka treguar se dhe dietat luajnë rol primar në uljen e rrezikut të kësaj sëmundje.
Për shembull dieta mesdhetare, e përbërë nga peshku, fruta të freskëta, perime, vaj ulliri dhe verë të kuqe ka qenë e lidhur me një rrezik të reduktuar për zhvillimin e sëmundjes Alzajmer.
Studime të tjera shpjeguan se konsumimi i rregullt i kafes përgjatë gjithë jetës është i lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes së Alzajmerit.
Dr. Iva Holmerova, zëvendëskryetare e Alzajmer në Evropës, tha se gjetjet e paraqitura në këtë studim janë shumë inkurajuese. Ajo thekson se kafeja është një pije e popullarizuar në të gjithë botën dhe se është e kënaqur që një konsumim i vazhdueshëm i saj jep efekte pozitive në shëndet.