Si ta rrisim produktivitetin?
Më poshtë janë disa këshilla që do t'ju vlejnë në rritjen e produktivitetit.
Ushtrime gjimnastikore çdo mëngjes
Orët e para të mëngjesit janë ideale për t’u marrë me ushtrime të ndryshme gjimnastikore, edhe në rast se ne kemi një ditë shumë të lodhshme përpara.
Përfundoni punën të cilën e keni më shumë inat
Gjithmonë do të kemi punë të cilat nuk i bëjmë me dëshirë. Këshillohet që këto punë ju t’i përfundoni sa më parë të mundeni dhe më pas të vazhdoni realizimin e të tjerave.
Trajtojini punonjësit në mënyrë të barabartë
Kur punonjësit e kuptojnë se ata trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë, kjo ndikon edhe në krijimin e një mjedisi pune optimist dhe madje ndikon edhe në rritjen e produktivitetit.
Larg nga rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë edhe një prej faktorëve pengues në punën tuaj, prandaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundeni sidomos në ambientet tuaja të punës.
Mos i lini për më vonë detyrat e thjeshta
Kjo do t’ju ndihmojë që të mos t’ju krijohet një mal më punë dhe të mos dini nga t’ia filloni më parë.
Punoni nga shtëpia
Kjo mënyrë e të punësuarit është nga më efektivet dhe në ditët e sotme kur teknologjia po ecën me hapa galopantë, kjo gjë është më se e mundur.
Përdorni teknologjinë
Përdorni programet e ndryshme për të qenë sa më të organizuar dhe për t’i përfunduar detyrat tuaja sa më shpejtë por në të njëjtën kohë duke qenë edhe sa më të saktë.