Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë
Foto: Ilustrim

Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

Lifestyle March 10, 2024 - 20:32

Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për të gjithë ata që agjërojnë dhe nuk ka asnjë ndjenjë më të veçantë se syfyri i parë.

Megjithatë, kur agjërojmë tërë ditën duhet të sigurohemi që të kemi zgjedhur ushqimet me kujdes për të pasur energji deri në iftar.

Por, çfarë cilat ushqime duhet t’i hani për syfyr në mënyrë që të qëndroni të hidratuar dhe me plot energji, këtu kemi listuar disa prej tyre.

Vezë

Image

Vezët janë të mbushura me shumë proteina. Janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shkruan FoodNdtv.

Ngrënia e vezëve do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ka shumë mënyra se si mund t’i hani vezët.Mund të bëni një omëletë të rëndë me perime dhe ta kombinoni me bukë kafe. Ju gjithashtu mund të bëni vezë të fërguara dhe t’i vendosni mbi bukë kafe, të cilën mund ta lyeni lyer me gjalpë kikiriku ose gjalpë bajame.

Tërshërë

Image

Është një vakt i pasur me proteina, dhe do të keni shumë përfitime.

Një vakt i pasur me proteina ju jep energji të mjaftueshme. Tërshëra është një burim i shijshëm i proteinave dhe karbohidrateve. Ju mund të bëni një ‘smoothie’ me tërshërë që përfshin banane dhe qumësht; ju gjithashtu mund t’i shtoni edhe arra.

Pulë ose peshk

Image

Peshku njihet si një ushqim që rrit vitalitetin. Megjithatë, nuk duhet ta fërgoni, pasi mund t’ju shkaktojë fryrje.

Në përgjithësi duhet të shmangni ushqimet e fërguara, sepse mund t’ju bëjnë më të etur. Duke qenë se nuk keni të drejtë të pini ujë gjatë agjërimi, është e rëndësishme të shmangni çdo ushqim që ka gjasa t’ju bëjë të etur.

Një ushqim tjetër që mund të hani është pula, pasi posedon lëndë ushqyese që japin energji dhe do e bëjnë më lehtë për ju të agjëroni lehtësisht.

Mund ta kombinoni pulën me perime. Nëse jeni duke ngrënë peshk, atëherë mund të zgjidhni sardelet.

Fruta dhe perime

Image

Frutat dhe perimet janë të pasura me minerale dhe vitamina që e ndihmojnë njeriun të ndihet energjik. Gjithashtu, përveç se duhet të pini ujë, duhet të hani fruta dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Disa shembuj do të ishin shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkat, portokallet, domatet, kastravecat dhe spinaq. Mund të bëni një sallatë me disa fruta dhe perime. Me këtë, ju mund të shijoni përfitimet shëndetësore të gjitha menjëherë.

Kikirika

Image

Kikirikët “dhuratë e natyrës” mbushin njerëzit me një sasi të vogël. Nëse kombinoni kikirikët me qumësht të nxehtë, atëherë ky do të bëhet një kombinim i shëndetshëm, sepse produktet e qumështit janë gjithashtu shumë të mjaftueshme.

Ju mund t’i kombinoni ato edhe me kos. Nëse dëshironi t’i kombinoni me bukë, atëherë mund të përdorin gjalpin e kikirikëve.

Gjalpi i bajameve dhe i kikirikut do t’ju japin energji si dhe do t’ju lënë të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. /Telegrafi