Mrekullia e vajit të ullirit për shëndetin, efektet e konsumimit në mëngjes
Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart.
Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë mënjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.
Ju mund të përdorni vajin e ullirit për sallatë, ose mund të gatuani gjëra të ndryshme me të, por të merrni një lugë çaji çdo mëngjes është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, kancerin dhe sëmundjen Alcajmer.
Hipokampus është një pjesë e trurit e cila kontrollon formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve.
Kjo është pjesa e parë që preket nga simptomat e sëmundjes Alcajmer. Vaji i ullirit (bio) eliminon proteinat toksike duke parandaluar kështu të gjitha problemet me kujtesën.
Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i ullirit po e ngadalëson rritjen e tumoreve dhe kancerin e gjirit. Jo vetëm që po ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, por ai gjithashtu mund të mbrojë ADN-në nga dëmi i shkaktuar nga qelizat e kancerit.
Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si:
Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup.
Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.
Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore. /EO