Këshilla si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet

Këshilla si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet

Lifestyle February 13, 2024 - 10:00

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve.

Përveç kësaj, uji i detit mund ta bej më të lehtë transmetimin e këtyre viruseve dhe mikrobeve nga një person te tjetrin. Këto janë disa masa që mund të merrni.

Merrni me vete:

Probiotikë për fëmijë, dhe jepjani gjatë ditëve të pushimit, një kokërr me vaktin e drekës.
Vaj rigoni, jepjani vetëm nëse shfaqin simptomat si: përzierje, diarre dhe dhimbje barku, një pikë vaji në një gotë uji të madhe, dy herë në ditë.

Bëni kujdes! Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet.

Mos konsumoni sallata të freskëta, preferojini të ziera, kërkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera.
Preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kaçkavall.

Nëse jeni prekur nga viroza:

Evitoni alkoolin

Pini çaj rigoni ose nenexhiku

Pini ujë

Pushoni.