Elegancë dhe luks i thjeshtë me tonin dominues njëngjyrësh
Kjo është ngjyra më IN e momentit që do të jetë trend gjatë 2024-ës
Ndoshta mund t’ju duket e gabuar, por në prurjet e modës për 2024-ën, tendencat nuk do të jenë doemos ato më emocionueset, pra printet e theksuara, teksturat interesante, ngjyrat e ndezura etj.
Eleganca dhe luksi i thjeshtë këtë vit do të shpalosen në mënyrë modeste, njëngjyrëshe, pa teprime vizuale që të “vrasin” sytë.
Jeni gati për të qenë modestë, me veshjet, çanta dhe këpucët që do të jenë kryefjalë e modës, por në vetëm një ton dominues: grija!
Kjo do të jetë ngjyra aspak e mërzitshme, frymëzuese, por që do të marrë vëmendje pozitive gjatë gjithë 2024-ës.Grija ka gjasa të krijojë imazhet perfekte pranverore, diçka që në fakt u përcoll edhe në pasarelë nga shtëpitë më të famshme të modës, me krijime të vetëm kësaj ngjyrë, nga çanta, te veshjet dhe aksesorët.Ky është momenti që të shtoni këtë tonalitet në gardërobën tuaj, që nuk do të duket aspak i mërzitshëm, përkundrazi do të “trazojë ujërat” e stilit tuaj që do duket sa i thjeshtë, aq edhe elegant!