Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Lifestyle January 10, 2024 - 14:42

Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së shikimit, është i mirë për funksionin e trurit, i efektshëm kundërkancerit të zorrëve, prostatës dhe kancerit të gjirit.

Gjithashtu mbron nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, ul presionin e gjakut, është anti-inflamator dhe është i shkëlqyer për shëndetin e kockave.

Spinaqi ka një rrjet të mahnitshëm të ushqyesve, duke përfshirë edhe sasi të larta të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, magnezium dhe hekur.

Një carotenoid që gjendet në spinaq, jo vetëm që vret qelizat e kancerit të prostatës, por ajo gjithashtu parandalon ato nga rritja e numrit të tyre.

Spinaqi i freskët duhet të jetë një element i përditshëm i dietës suaj.