Frika nga dështimi i shtyn të rinjtë drejt botës virtuale

Frika nga dështimi i shtyn të rinjtë drejt botës virtuale

Lifestyle December 29, 2023 - 07:57

Specialistët pohojnë se të rinjtë të cilët kalojnë shumë kohë para kompjuterit, qëndrojnë të pa interesuar përballë aktiviteteve të tjera, nuk ndajnë kohë për mësimet dhe shokët e tyre dhe reagojnë ashpër kur u pengohet përdorimi i internetit cilësohen si të varur nga interneti dhe kompjuteri.

Kjo varësi nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga varësitë e tjera dhe për këtë arsye duhen analizuar mirë arsyet e saj.
Ja disa nga faktorët që i nxisin të rinjtë të kërkojnë shpëtim apo rrugëdalje te bota virtuale: mungesa e pritsh-mërive në lidhje me moshën, probleme individuale ose familjare, kërkimi i identitetit, frika nga dështimi dhe mungesa e besimit te marrëdhëniet shoqërore.

Sigurisht që prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e varësisë ndaj internetit. Nisur nga ky fakt specialistët japin këto këshilla:

ë Mos i lejoni fëmijët të kalojnë më shumë se 1.5 orë përpara internetit pasi të kenë mbaruar detyrat.

ë Vendoseni kompjuterin në mjediset e përbashkëta në shtëpi në sallon, korridor, kuzhinë etj.

ë Përdorni programe filtrues të internetit.

ë Forconi marrëdhëniet tuaja familjare, kaloni më shumë kohë së bashku, dëgjoni njëri-tjetrin pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë dhe përpiquni të merrni mesazhe të rëndësishme nga fëmijët tuaj.
ë Aktivizo-jeni fëmijën në një degë sporti apo arti, në këtë mënyrë do ta bëni më aktiv në botën sociale.

ë Njihuni me prindërit e shokëve të tyre të ngushtë, bashkëpunoni me ta. Ndiqni dhe miqtë e tyre virtualë dhe vendosni programe ndjekës në kompjuterin tuaj