Periudha e festave të fund vitit nuk do të jetë e lehtë për këto shenja të horoskopit

Periudha e festave të fund vitit nuk do të jetë e lehtë për këto shenja të horoskopit

Lifestyle December 16, 2023 - 22:05

Periudha festive e festave të fund vitit mbush zemrën e shumë nga me gëzim.

Por, fatkeqësisht, këto tre shenja do të kenë një periudhë aspak të mirë. Do të ketë shumë pak ndjesi të bukura, nga tani deri në fillim të shkurtit.

Dashi

Dashi, kjo periudhë festash do të jetë shumë “e rrëmujshme” për ju. Afërdita shkon në retrograde nga 19 dhjetori deri më 28 janar, kështu që përgatituni që ish-të dashurit, të “dalin në skenë”,  vetëm për t’ju mërzitur në fund të vitit, shkruan News 31.

Mërkuri në Bricjap do t’ju bëjë të komunikoni në mënyrën e gabuar me njerëzit, madje edhe të zemëroheni shpejt.

Merrni frymë thellë dhe përpiquni të shijoni festat!

Po ashtu gjatë Hënës së Plotë në Gaforre më 17 janar do ta gjeni shpesh veten duke qarë, e do të pyesni “Pse po qaj?”, sepse në thelb s’do të ketë arsye.

Peshorja

Peshorja, ju dhe Dashi jeni pothuajse njësoj! Përgatituni për shumë zhgënjime, dhe përballje me njerëzit që thjesht nuk dëshironi t’i shihni (ish-të dashur, xhaxhallarë të pasjellshëm e njerëz të ngjashëm).

Afërdita në Bricjap (veçanërisht në retrograde) është një nga tranzitet më të këqija që ju ndodh këtë sezon.

Natyra juaj zakonisht e ekuilibruar e Peshores do të tronditet nga ndryshimet. Mërkuri në Bricjap do t’ju bëjë të ndiheni sikur fjalët tuaja thjesht nuk kanë kuptim ndërsa Marsi në Bricjap që përpjekjet tuaja drejt ëndrrave e synimeve nuk po shkojnë askund.

Përgatituni ta kaloni sezonin e festave në “Grinch Mode”, duke u ndjerë i mërzitur dhe i lodhur. Por do të kalojë shpejt Peshore!

Akrep

Akrep, diçka në lidhje me periudhën e festave thjesht do t’ju nervozojë (ju jeni që tani i acaruar)!

“Marrëzitë” fillojnë rreth Hënës së Plotë te Binjakët më 18 dhjetor, e cila do të nisë një seri ngjarjesh astrologjike frustruese.

Mërkuri lëviz në mënyrë retrograde si te Bricjapi ashtu edhe te Ujori, nga 14 janari deri më 2 shkurt, duke e nisur vitin e ri të çrregullt.

Jini të qartë në lidhje me qëllimet tuaja dhe mendoni para se të flisni. Gjithashtu do të jeni disi të hutuar. Por të premtoj, do të jesh më i fortë kur të ketë kaluar kjo periudhë!