Dëshironi të zgjoheni të freskët dhe të pushuar, bëni vata detoksikimi që do t’ju rigjenerojnë
Ushqimi, pijet e gazuara dhe alkooli, cigaret, ndotja e mjedisit, stili i pashëndetshëm i jetesës, të gjitha këto grumbullohen në trup dhe i bëjnë njerëzit të ndihen jo të shëndetshëm dhe të rraskapitur.
Nëse dëshironi të zgjoheni në mëngjes plot energji, provoni vatat detoksikuese që mund t’i bëni vetë lehtësisht dhe me çmim të ulët, ndërsa më pas do të ndiheni të rigjeneruar.
Mbushësit detoksikues që ngjiten në shputat e këmbëve dhe pastrojnë të gjithë trupin janë shpikur nga japonezët. Vatat duhet të vihen para se të shkoni në shtrat dhe në mëngjes do të zgjoheni të freskët, të pushuar dhe energjikë.
Kur i hiqni në mëngjes, do të shihni njolla të errëta, kafe në to, të cilat janë gjurmë të toksinave të hequra nga trupi.
Vatat detoksike të shputave funksionojnë duke drejtuar qarkullimin dhe limfën kah trupi. Domethënë, stili joaktiv i jetesës është fajtor për faktin se qarkullimi “ngec” rreth nyjave, në pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputave. Nëse i përdorni këto mbushës, do ta reduktoni ndjeshëm ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme, do të shpëtoni nga dhimbjet e nyjave dhe do të keni më pak dhimbje koke.
Sipas LifeAdvancer, për vatat e detoksikimit të shputave ju nevojiten:
Një copë qepë të kuqe
1, 2 thelpinj hudhre
Ujë
Garzë e zakonshme ose vetëngritëse
Ngjitës fiksues
Çorape
Procedura:
Priteni qepën dhe hudhrën.
Mbushni tenxheren me ujë, lëreni të vlojë dhe më pas shtoni qepën dhe hudhrën e grirë. Lëreni të gatuhet edhe për 10 minuta të tjera.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 20 minuta.
Hidhni pak lëng në një copë garzë, aq sa të njomet garza. Nëse garza është shumë e lagur, shtrydheni lëngun e tepërt.
Ngjiteni garzën në mes të shputës (nëse përdorni garzë të zakonshme, ngjiteni me një copëz). Vishni çorape në mënyrë që vatat të mos bien.
Hidhini ato në mëngjes.