Keni gërvishtur çizmet tuaja të lëkurës? Ja si t’i hiqni vetë gjurmët në pak sekonda [video]
Shikoni si të hiqni shenjat e gërvishtjeve në këpucë!
Ne mbathim çizme, të thella, të cekëta, veluri, lëkure – secili sipas dëshirës.
Çizmet prej lëkure shkaktojnë më shumë probleme kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen. Një gërvishtje e vogël dhe gjithçka është tashmë e dukshme.
Sa shpejt mund ta riparoni dëmin pa shpenzuar para për çizme të reja?
Ndërsa mund të gjeni këshilla dhe truke të panumërta në rrjetet sociale, këtë herë një përdoruese e TikTok-ut zbuloi se si të rinovoni çizmet prej lëkure të gërvishtura, transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet është pasta e dhëmbëve, që mund ta gjeni në çdo shitore dhe që nuk kushton shumë.
Fërkojeni pastën e dhëmbëve me gishta në vendet që janë gërvishtur dhe konsumuar. Lëreni të qëndrojë për një kohë, më pas fshijeni butësisht me një leckë të thatë.
Duke gjykuar nga videoja, gjurmët zhduken menjëherë.
Më shumë shikoni në video:
@jordanicolebird if y’all didn’t know already toothpaste gets them scuffs off the docs real nice
ë original sound - James