Smoothie me manaferra, zgjidhja e mëngjeseve
Lifestyle
November 10, 2023 - 08:14
Një smoothie e shëndetshme me manaferra, mollë, banane dhe vanilje.
Kanella dhe kosi e bëjnë atë super të shijshme dhe në formë kremi.
Përbërësit:
1 banane të prerë hollë
1 gotë me manaferra
1 mollë të vogël me gjithë lëkurë
1 gotë kos dhe pak vanilje
2 lugë të vogla kanellë
Futini të gjithë këta përbërës në blender dhe lërini derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Në fund mund ta zbukuron gotën me pak kanellë ose vanilje sipas dëshirës.