Ngërçet te gishtërinjtë, arsyet përse shfaqen dhe si t’i trajtoni

Ngërçet te gishtërinjtë, arsyet përse shfaqen dhe si t’i trajtoni

Lifestyle November 08, 2023 - 10:08

Ngërçet ndodhin kur një nga muskujt tuaj tkurret papritur dhe dhimbja mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Shumë prej nesh kanë përjetuar ngërçe tek muskujt e këmbëve, por kur ato ndodhin tek gishtërinjtë, mund të jenë tepër të dhimbshme.

Në përgjithësi ngërçet largohen vetë, por pse ndodhin dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen, mund të njiheni më poshtë:

Mund të vijë nga kontraktimi i muskujve të këmbës

Kur dikush përjeton ngërç në gisht, kjo mund të jetë si pasojë e kontraktimeve të muskujve që lëvizin këmbën dhe gishtërinjtë.

Shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë i shkakton këto ngërçe, por ata kanë disa ide, të cilat renditen më poshtë:

Dehidratimi

Një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të gishtërinjve është dehidratimi. Një gotë ujë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Megjithatë disa kërkime sugjerojnë se disa raste mund të lidhen me hidratimin e tepërt.

Mungesa e lëndëve ushqyesve

Mangësitë e lëndëve ushqyese si vitamina B, kaliumi, magnezi etj, mund të jenë shkaku që ngërçet shfaqen.

Tendosja e muskujve ose sforcimi i tepërt

Tendosja e tepërt njihet gjerësisht si një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të muskujve. Disa studime fajësojnë stërvitjen intensive, por ka ende pyetje pse kjo prek disa njerëz dhe të tjerë jo.

Mungesa e stërvitjes

Qarkullimi jo i mirë i gjakut mendohet se shkakton ngërçe të muskujve dhe stërvitja e rregullt mund t'a përmirësojë atë.

Këpucë të papërshtatshme

Këpucët që janë shumë të ngushta, mund të mos lejojnë që gjaku juaj të qarkullojë siç duhet, duke shkaktuar kështu ngërçe tek gishtërinjtë.

Gjithashtu nëse këmbët tuaja nuk mbështeten siç duhet në këpucë, kjo mund të bëjë që muskujt e këmbës të punojnë më shumë nga sa janë mësuar dhe të shkaktojnë ngërçe.

Probleme shëndetësore

Sëmundje të ndryshme shëndetësore si skleroza e shumëfishtë, sëmundja Parkinsonit, diabeti e shumë të tjera, janë shkaku i ngërçeve të gishtërinjve.

Shtatzënia

Dhimbjet e muskujve janë të zakonshme në shtatzëni dhe thuhet se rreth gjysma e njerëzve i përjetojnë ato gjatë shtatzënisë.

Si të lehtësoni dhimbjen nga ngërçet?

Dhimbjet e gishtërinjve kanë tendencë të qetësohen brenda pak minutash, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t’i lehtësuar ato.

Fërkoni këmbën dhe gishtërinjtë tuaj

Provoni ta shtrini këmbën dhe të fërkoni me ngadalë muskujt e këmbës dhe gishtërinjtë tuaj. Ju mund të fërkoni këmbën duke e rrotulluar atë butësisht mbi një objekt të rrumbullakët, si për shembull një top golfi.

Përdorni një kompresë të ngrohtë

Përdorimi i një komprese të nxehtë mund të ndihmojë në relaksimin e këmbës dhe lehtësimin e ngërçeve.

Hiqni këpucët

Nëse këpucët tuaja janë shumë të ngushta ose të parehatshme, hiqni menjëherë ato.

Provoni të ecni

Nëse keni qëndruar gjithë ditën ulur, ngrihuni dhe ecni për pak. Mund të jetë e dhimbshme të qëndroni në këmbë, por rrjedhja e gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçit. /oranews