Ata që e shtyjnë alarmin janë më inteligjentë, më kreativë dhe më të lumtur

Ata që e shtyjnë alarmin janë më inteligjentë, më kreativë dhe më të lumtur

Lifestyle November 08, 2023 - 08:10

Opsioni për shtyrjen e alarmit në përgjithësi ka një reputacion të keq.

Personat që e përdorin këtë opsion shpeshherë emërtohen si dembelë dhe të padisiplinuar, ndërkaq shumë njerëz besojnë se duke fjetur 10 minuta më shumë pasi të bjerë alarmi vetëm e dëmtoni ritmin tuaj cirkadian.

Nëse jeni në mesin e këtyre njerëzve, atëherë shkenca ka një lajm të mirë për ju: ju mund të jeni shumë më inteligjentë, më kreativë, madje edhe më të lumtur sesa ata që zgjohen menjëherë posa të bie alarmi, transmeton Telegrafi.

Ky studim e ndërlidhë shtyrjen e alarmit me kreativitet, inteligjencë dhe me një shpirt të pavarur.

Autorët e këtij studimi, Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se ne jemi të adaptuar të jetojmë (dhe të flemë) sikurse paraardhësit tanë – që nënkupton të flemë herët dhe të zgjohemi herët – ndërsa aftësia për t’u adaptuar me jetën moderne është shenjë e një inteligjence të jashtëzakonshme.