Kafe apo lëng portokalli për mëngjes?

Kafe apo lëng portokalli për mëngjes?

Lifestyle November 03, 2023 - 07:55

Është bërë gati traditë për shumë njerëz që kur janë të përgjumur ose të lodhur të pinë. Kafeina e gjendur në kafe njihet për stimulimin e trurit dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e lodhjes.

Por, pirja e kafesë krijon varësi dhe do të zhyteni në efektet e saj.

Prandaj, ofrohen alternativa të tjera, sidomos ato pa kafeinë.

Një nga alternativat është pirja e lëngut të portokallit.

Sipas një studimi të fundit, një gotë lëng portokalli (e barasvlefshme me 240 ml) mund të ndihmojë në stimulimin e trurit dhe mbajtjen në formë edhe në një pasdite të lodhshme.

Në studim u përfshinë 24 meshkuj, të cilët kryen disa teste mendore në dy ditë. Ditën e parë pinë një gotë lëng portokalli para testeve mendore, ndërsa të dytën pinë ujë me sheqer që kishte të njëjtën shije si lëngu i portokallit.

Pas analizimit të rezultateve, studiuesit zbuluan se meshkujt performuan më mirë, ishin më të shpejtë dhe të përqendruar ditën e parë kur pinë lëng të vërtetë portokalli.

Sipas studiuesve, lëngu i portokallit është më efikas në stimulimin e trurit, sepse në vend të kafeinës përmban flavonoide, një grup substancash bimore që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit. Këto substanca përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke bërë që një informacion të kalojë më shpejt në qelizat nervore.

Që të jeni sa më vigjilentë dhe të përqendruar, konsumoni më shumë lëng portokalli sesa kafe.