Keratinë shtëpiake me vetëm tre përbërës: Flokët do të duken si të mëndafshtë e të lëmuar
Trajtimi me keratinë është bërë shumë i popullarizuar, sepse i drejton flokët dhe u jep një dukje të mëndafshtë dhe të lëmuar.
Falë një trajtimi të këtillë, flokët e dëmtuar dhe të thatë ngadalë fillojnë të rifitojnë shkëlqimin dhe dendësinë, por edhe mirëmbajtja është shumë më e lehtë – flokët thahen thjesht me tharëse flokësh, por edhe pa tharje flokësh ose pa përdorimin e mjeteve të tjera mbeten të drejtë dhe me shkëlqim.
Për fat të mirë për shumë gra, një version shtëpiak i keratinës mund të bëhet në shtëpi.
Ky është një variant shumë më i thjeshtë dhe më i lirë, me faktin se nuk është një zgjidhje afatgjatë si trajtimi në sallone, por sigurisht që jep një efekt të ngjashëm, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- ë 1 gotë ujë,
- ë 2 lugë miell misri,
- ë 1 lugë vaj për bebe.
Përgatitja:
Hidhni miell misri në ujë, prisni që të vlojë dhe më pas përzieni derisa të trashet.
Shtoni vajin e bebeve dhe përziejini sërish.
Prisni që të ftohet, më pas aplikojeni në të gjithë flokët dhe lëreni për 20-25 minuta.
Pas kësaj, lani flokët.