Dhjetë të mira që ia bëni shëndetit duke pirë ujë me limon

Dhjetë të mira që ia bëni shëndetit duke pirë ujë me limon

Lifestyle October 20, 2023 - 08:18

Përfitimet shëndetësore të limonit janë të shumta për shkak të pranisë së elementëve ushqyes si vitamina C, vitamina B, fosfori, proteinat dhe karbohidratet. Në mjekësinë e lashtë indiane uji i ngrohtë me limon njihet si pastrues i trupit.

Kur pihet në mëngjes me stomakun bosh ai përshpejton sistemin tretës dhe detoksifikon trupin.

Reduktoni ethet

Limoni ka një grupin medikamentesh natyrale dhe antiseptike, që përdoren kundër baktereve dhe mikrorganizmave patogjenë.

Balanconi pH

Në fillim, limonët janë acidikë, por ato formojnë alkaline kur bashohen me lëngjet e trupit duke ndihmuar në rivendosjen e ekuilibrit në pH e trupit.

Luftoni kancerin

Limonët përmbajnë 22 komponime kundër kancerit, duke përfshirë glikozidet flavonol të cilat ndalojnë ndarjen e qelizave në qelizat e kancerit.

Forconi sistemin imunitar

Limonët janë të pasur me vitaminë C dhe flavonoide që veprojnë kundër infeksioneve si gripi dhe ftohja.

Lehtësoni dhimbjet e dhëmbëve

Përveç këtyre, limoni mund të përdoret edhe në pastrimin e rregullt të dhëmbëve tuaj, për t’i mbajtur sa më të shëndetshëm.

Ndihmoni për humbjen e peshës

Disa pika lëng limoni në ujë të nxehtë besohet se ndihmojnë në pastrimin e sistemit tretës dhe zvogëlimin e problemeve me mëlçinë.

Pakësoni rrudhat dhe njollat

Vitamina C në limon ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të lidhura me plakjen dhe shumicën e llojeve të sëmundjeve. Pirja e limonit me ujë dhe mjaltë i jep shkëlqim lëkurës.

Shpëlani mbetjet e padëshiruara dhe pastron zorrët

Limonët rrisin peristaltikën në zorrë, duke ndihmuar në krijimin e lëvizjeve të zorrëve duke eliminuar mbeturinat dhe duke ndihmuar të funksiojnë më mirë. Shtoni lëngun e një limoni në ujë të ngrohtë dhe pijeni esëll në mëngjes.

Shëroni infeksionet e fytit

Limoni është një frut shumë i mirë që ndihmon në luftimin e problemeve që lidhen me infeksionet e fytit pasi ka veti antibakteriale.

Lehtësoni problemet e frymëmarrjes

Limoni ul presionin e gjakut dhe rrit nivelet e HDL (kolesterolit të mirë).