Si të largohemi nga dikush që nuk është i interesuar për ne?
Marrëdhënia e njëanshme vie me sfidat e veta.
Shpesh ngatërroheni në lidhje me emocionet e personit tjetër dhe filloni t’i ndjekni ato në shumë mënyra për të marrë qartësi rreth marrëdhënies.
Por sapo e arrini qartësinë se ata nuk janë të interesuar për ju, duhet të mësoni ta ndaloni.
Ndjekja e dikujt që nuk ka asnjë interes për ju është jashtëzakonisht e lodhshme emocionalisht dhe mund të ndikojë gjithashtu në ndjenjën e vetvetes dhe vetëbesimit.
Këto janë disa këshilla me anë të të cilave mund të ndaloni së ndjekuri dikë që nuk është i interesuar për ju.
Shkruani një letër
Letra është për ju dhe jo për ata. Duke iu drejtuar atyre, duhet të shkruani gjithë dhimbjen dhe agoninë që keni ndier në ditët kur nuk morët dashurinë, që prisnit prej tyre.
Nuk duhet të censuroni asnjë emocion. Më pas, duhet ta digjni ose ta hidhni letrën dhe të mos i’a dërgoni atij apo asaj.
Bëni diçka që nuk u pëlqente atyre
Qoftë një veshje që nuk i pëlqente ose ngrënia e një ushqimi që nuk i pëlqente, të bëni gjëra që i’u pëlqejnë mund të i’u ndihmojë të rifitoni besimin te vetja.
Mësoni diçka të re
Qoftë një hobi i ri apo ndjekja e një pasioni, duhet të kënaqeni duke mësuar diçka të re. Kjo do të i’u bëjë të ndiheni sërish të lumtur dhe gjithashtu do të i’u largojë nga trishtimi.
Kaloni kohë me miqtë
Dalja me miqtë ose një natë filmash në shtëpi mund të ndihmojë të gjeni gëzimin e të qenit me njerëzit me të cilët ndiheni të sigurt dhe të lumtur.
Krijoni distancë të qëllimshme
Nga bllokimi i numrit të tyre deri te mos ndjekja e tyre, duhet të bëni gjithçka që mundeni për të krijuar më shumë distancë me atë person.