Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë vjeshtës
Kur ditët fillojnë të shkurtohen dhe mbrëmjet rreth oxhakut duken më interesante se qëndrimi rreth skarës në ambientet e jashtme, është koha për të bërë një bilanc të shtëpisë tuaj. Pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë gjatë vjeshtës do t’i bëjë netët e dimrit shumë më të këndshme. Pavarësisht nëse bëni një pastrim intensiv ose i shpërndani këto detyra gjatë disa fundjavave, do ta falënderoni veten më vonë. Ne ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë kur të nisni pastrimin e vjeshtës.
Përdorni me zgjuarsi fshesën tuaj me korrent këtë sezon pastrimi
Kur përdorim fshesën me korrent në shtëpi, shumë pak prej nesh e zhvendosin divanin ose bufenë. Pastrimi i çdo hapësire ju ndihmon të siguroheni që të gjitha pluhurat, papastërtitë, mbeturinat dhe alergjenët janë hequr, duke siguruar një shtëpi më të shëndetshme dhe më të pastër. Tregohuni të zgjuar se si e përdorni fshesën me korrent, pasi nuk keni nevojë të tërhiqni çdo pjesë të mobilieve të shtëpisë njëkohësisht për të pastruar pluhurin. Në vend të kësaj, thjesht lëvizni mobiliet dhe pajisjet një nga një. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe përpjekje, pavarësisht nga madhësia e shtëpisë tuaj.
Për këtë, ju vjen në ndihmë fshesa Samsung Bespoke Jet™ AI, e cila u ofron konsumatorëve përvoja të përmirësuara dhe të personalizuara pastrimi.
Me modalitetin e tij krejtësisht të ri me inteligjencës artificiale të integruar, fshesa Bespoke Jet™ AI është në gjendje që të pastrojë në mënyrë më efektive çdo hapësirë. Falë sensorëve dhe kontrolluesit të lëvizjes, Bespoke Jet™ AI mund të përcaktojë llojin e dyshemesë në mënyrë që të sigurojë pastrim të optimizuar dhe efikasitet maksimal të baterisë. Bespoke Jet™ AI e pajisur me një fuqi motorike deri në 280 W e bën atë fshesën më të fuqishëm të Samsung deri më sot dhe gjithashtu u mundëson përdoruesve rehati në përdorim.
Për më tepër, Bespoke Jet™ AI u ofron përdoruesve të pastrojnë më gjatë, pa pasur nevojë për të karikuar pajisjen, pasi përmban një kohë funksionimi prej 100 minutash.
Riorganizoni gardërobën: Koha për t’i lënë vend veshjeve të vjeshtës/dimrit
Tani jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe dimri po afron shpejt, që do të thotë se pak nga pak ne po nxjerrim trikot e trasha dhe po u japim lamtumirën fustaneve dhe pantallonave të shkurtra të pushimeve.
Zakonisht gjatë kësaj periudhe gardëroba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba.
Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses me pajisjen e re Bespoke AI lavatriçet dhe tharëset nga Samsung. Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Kapaciteti deri në 11 kg do ju lejojë të lani më shumë rroba.
Për më tepër, larja intelgjente e mundësuar nga AI e integruar në lavatriçen dhe tharrësen Bespoke AI, do t’iu kursejë ujë, energji dhe detergjent, pasi arrin të diktoj sasinë e nevojshme në bazë të materialit të rrobave.
Disa këshilla të tjera tonat janë: lajini dhe thajini mirë rrobat përpara se t’i paketoni apo ruani diku tjetër; shmangni qeset platike të pastrimit kimik pasi rrezikoni që t'i ndryshoni ngjyrën rrobave tuaja nga ajri i lagësht i bllokuar në çantë; përdorni qese me vakum për të zvogëluar hapësirën që veshjet zënë dhe për materialet me delikate si mëndafshi përdorni çanta prej cope.
Zbuloni më shumë rreth pajisjeve duke vizituar linkun.