Shkencëtarët zbulojnë përse është mirë që meshkujt rregullisht të shkojnë në saunë
Shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar që meshkujt të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare rregullisht kanë shkuar në saunë më pak janë ekspozuar zhvillimit të demencies.
Studimi i ri i një universiteti finlandez na bën të njohur që shkuarja me rregull në saunë te meshkujt mund të zvogëlojë zhvillimin e demencies.
Shkencëtarët finlandezë kanë përcjellë gjendjen e 2.315 meshkujve të cilët kanë gëzuar shëndet të mirë nga mosha nga 42 deri në 60 vjeç në kuadër të hulumtimit të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare.
Meshkujt janë ndarë në tri grupe, sipas shpeshtësisë së shkuarjes në saunë: grupin e parë e kanë përbërë meshkujt të cilët në saunë kanë shkuar një herë në javë, të dytin ata të cilët kanë shkuar dy deri në tri herë në javë, ndërkaq grupin e tretë e kanë përbërë meshkujt të cilët në saunë kanë shkuar katër deri në shtatë herë.
Duke i eliminuar faktorët të cilët do të mund të kishin ndikuar në rezultatet siç janë mosha, të dhënat mbi konsumimin e alkoolit dhe pirja e duhanit, të dhënat mbi indeksin e masës trupore dhe stresit, shkencëtarët kanë konstatuar që meshkujt të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare rregullisht kanë shkuar në saunë kanë qenë më pak të ekspozuar zhvillimit të demencies.
Rreziku nga diagnoza e demencies në grupin e meshkujve të cilët në saunë kanë shkuar katër deri në shtatë herë në javë është 66 për qind më i ulët, sesa në grupin i cili ka shkuar një herë në javë, ndërkaq gjasat për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit kanë qenë më të vogla për 65 për qind.
Lidhshmëria midis shkuarjes në saunë dhe rrezikut nga zhvillimi i demencis më herët nuk është studiuar.
Mirëpo, disa rezultate të studimit mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare kanë treguar që shkuarja e rregullt në saunë te personat e sipërpërmendur dukshëm kishte ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda të zemrës, por edhe të shkallës së mortalitetit në përgjithësi. /telegrafi