Ju është mbyllur veshi? Kjo është mënyra më e sigurt ta pastroni

Ju është mbyllur veshi? Kjo është mënyra më e sigurt ta pastroni

Lifestyle September 05, 2023 - 08:32

Nuk janë të rrallë ata të cilëve u mbyllen veshët.

Kjo mund të jetë përvojë shumë e pakëndshme, madje edhe e dhembshme. Mirëpo, ne kemi zgjidhjen

Kur ju mbyllet veshi, shkaktohen vështirësi të pakëndshme siç janë dhembja e kokës, problemi me sinuset, dhembja e fytit, problemi me dëgjimin, ndonjëherë edhe marramendja.

Mjeku David Hill ka gjetur zgjidhjen natyrale për pastrimin e veshit të mbyllur dhe thotë që përzierja e alkoolit me uthull dhe alkoolit medicinal në përpjesëtim 1:1 mund t’ju ndihmojë.

Image

Mjafton vetëm një sasi e vogël.

Qitni disa pika në vesh dhe mbështeteni kokën në anën e kundërt 20 sekonda, transmeton Telegrafi.

Atëherë kthejeni në pozitën normale dhe dylli vetë do të rrjedhë nga veshi.

Ky ilaç natyral me siguri do t’ju ndihmojë, ndërkaq veshi do të jetë i pastruar dhe ju do të shpëtoni nga dhembjet e padurueshme dhe inflamacioni i veshit.

Megjithatë, nëse dhembjet nuk pushojnë, mos e përsërisni procedurën, por shkoni te mjeku.