Dhjetë fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

Dhjetë fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

Lifestyle July 24, 2023 - 08:27

Ju ndoshta e dini, por nuk keni patur mundësinë të provoni se jeni më i zgjuar se pjesa tjetër e kolegëve në vendin tuaj të punës. Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që tregojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:

Nuk pini duhan

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koefiçentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, nuk duhet pirë duhan.

Mashkull që nuk pini shumë alkool

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në pirjen e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

Femër që e pini alkoolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu u rezultua se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koeficientë inteligjence më të lartë.

Nuk jeni shumë fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

-Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koefiçent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

-U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

Keni marrë leksione për muzikën

Në vitin 2011, në Universitetin e New Yorkut u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjikë, pëlqejnë të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koeficientë më të lartë të inteligjencës.