Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po përgatisin hapjen në Prishtina Mall të dyqaneve të  tyre më të mëdha në Ballkan

Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po përgatisin hapjen në Prishtina Mall të dyqaneve të tyre më të mëdha në Ballkan

Lifestyle July 20, 2023 - 16:47

Markat e njohura të veshjeve po mbërrijnë në Prishtina Mall! Gjiganti i modës Inditex Group, po bëhet gati të transformojë përvojën e blerjeve me hapjen e dyqaneve më të mëdha dhe unike në Prishtina Mall.

Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po punojnë intensivisht që në fund të kësaj vere t’i hapin dyert për ju dhe të jenë gati me ofertat e tyre të jashtëzakonshme dhe unike që përcaktojnë trendet e reja të modës.

Ky gjigant i modës do të sjellë përjetime të reja në këtë industri përmes ndërthurjes së dizajnit bashkëkohor dhe elegancës së përjetshme.

Bëhuni gati për hapjen e Zara, Bershka, Pull& Bear dhe Stradivarius në Prishtina Mall dhe merrni pjesë në revolucionin që do sjellin këto brende në fushën e modës në Kosovës me produktet e tyre të cilat ofrojnë përshtatje të larmishme për të gjithë, duke përfshirë të rinjtë dhe të rriturit.

Mirë se vini në të ardhmen e modës në Prishtina Mall!

Prishtina Mall është qendra më e madhe argëtuese dhe tregtare në Evropën Juglindore me sipërfaqe të përgjithshme prej 239,111 m2 dhe hapësira për shitje prej 114,699 m2.

Prishtina Mall është destinacioni i shopping-ut dhe zbavitjes për të gjitha vendet e rajonit. Kjo qendër ofron hapësirën më të madhe për lojëra argëtuese në Evropë, me plot 11,000 m2 që do t’i kushtohet gëzimit dhe argëtimit, me të gjitha llojet e lojërave dhe aktiviteteve për fëmijë dhe të rritur.

Prishtina Mall ofron mbi 200 brende ndërkombëtare, operatorin më të madh të kinemave në Evropë, pa harruar mbi 5,000 vende parkimi.