Nëse i keni këto shenja, jeni në një marrëdhënie toksike
Në varësi të natyrës së marrëdhënies, shenjat e toksicitetit mund të jenë delikate ose shumë të dukshme. Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme, gjithçka thjesht funksionon, ndërsa marrëdhëniet toksike janë tjetër histori dhe teksa përjetoni një të tillë, mund të mos e dini. Ja disa nga shenjat:
1. Mungesa e mbështetjes: Koha juaj së bashku ka ndaluar së qeni pozitive. Marrëdhëniet e shëndetshme bazohen te një dëshirë e ndërsjellë për të parë tjetrin të ketë sukses në të gjitha fushat e jetës. Me fjalë të tjera, ndjeni se ai/ajo nuk ju mbështet.
2. Komunikimi toksik: Në vend që ta trajtoni njëri-tjetrin me mirësi, shumica e bisedave janë të mbushura me sarkazëm, kritikë ose armiqësi të hapur. Madje mund të filloni të shmangni bisedat me njëri-tjetrin.
3. Xhelozi: Është normale të përjetosh xhelozi, deri në momentin që nuk është kthyer në problem.
4. Kontrolli i sjelljeve: Pyetjet gjatë gjithë kohës se ku jeni ose mërzitjet kur dikush nuk hap telefonin, janë shenjë të sjelljes kontrolluese, të cilat mund të kontribuojnë në toksicitetin në një marrëdhënie.
5. Fyerje: Mbajtja e inateve dhe fyerjet e herëpashershme janë sjellje që përkeqësojnë raportin.
6. Pandershmëri: Ju e shihni veten duke thënë vazhdimisht gënjeshtra për vendndodhjen ose për detaje të tjera, në mënyrë që të shmangni konfliktin me të.
7. Mungesë respekti: Harresat, vonesat, fyerjet etj., janë shenja mosrespekti për tjetrin.
8. Sjelljet financiare negative: Partneri mund të marrë vendime për ju, pa u këshilluar paraprakisht.
9. Stresi i vazhdueshëm: Tensioni është i pranishëm në çdo marrëdhënie, por nëse e gjeni vazhdimisht veten të stresuar, do të thotë se diçka nuk shkon.
10. Injorimi i nevojave: Të moslejuarit e gjërave të nevojshme për ju, si një kafe me miqtë, një hobi i ri ose çfarëdo gjëje tjetër, është shenjë e marrëdhënies toksike.
11. Marrëdhëniet e humbura: Nëse partneri/ja ju ndalon të kaloni kohë me miqtë ose familjarët dhe/ose ju pengon t’i takoni, do të thotë se marrëdhënia nuk funksionon shëndetshëm.
12. Mungesa e kujdesit për veten: Në një marrëdhënie toksike, ju mund të hiqni dorë nga gjërat e zakonshme të kujdesit ndaj vetes./anabel