Përfitimet shëndetësore nga portokalli

Përfitimet shëndetësore nga portokalli

Lifestyle June 19, 2023 - 08:20

Portokalli është një nga frutat më të mirë, që shpesh këshillohet të konsumohet gjatë sezonave gripoze.

Portokalli është një frutë me ngjyrë të gjallë si vetë emri, i cili ka një shije të ëmbël ose të thartë, në varësi të llojit.

Ai gjendet në çdo stinë të vitit, përveç portokallit të kuq, që e gjejmë për një periudhë të shkurtër.

Njihet si burimi më i mirë i vitaminës C – një antioksidant shumë i fuqishëm, që mbron qelizat e trupit nga dëmtime të ndryshme.

Vetëm konsumi i një portokalli mesatar siguron sasinë e rekomanduar ditore për vitaminë C tek të rriturit.

Ai përmban gjithashtu kompozime të mira për shëndetin që njihen ndryshe si flavanone.

Këto fitokimikate mbështesin dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe kanë përfitime të njohura anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale.

Gjithashtu, portokalli njihet si burim i fibrave, vitaminës B, vitaminës A, kalciumit dhe kaliumit. /eo