Mbyllet restoranti i shefit të njohur Nusret Gokçe
Lifestyle
June 17, 2023 - 17:15
Tre vjet pasi u shpall “Restoranti më i Keq në Qytetin e New York-ut”, restoranti Salt Bae Burger në Manhtattan është mbyllur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti në pronësi të shefit të njohur turk Nusret Gokçe u mbyll këtë muaj, derisa në një tabelë në derën e restorantit thuhej se “zhvendosej në një lokacion të ri”.
Gokçe e hapi këtë restorant në një qytet të fiksuar pas gjetjes së hamburgerit më të mirë të mundshëm.
Restoranti u hap në fund të shkurtit 2020 – pak para se qyteti të hynte masat kufizuese të COVID-19.
Gokçke i cili gatuan me syze dielli i veshur me bluzë të ngushtë të bardhë u bë senzacion më parë me teknikën e tij se si hedh kripë në ushqim. /Telegrafi/