Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë
Që dita juaj të jetë më produktive duhet t’i praktikoni dhe bëni rutinë këto zakone çdo mëngjes.
Jeta tani ka ndryshuar dhe nuk jemi në normalitetin e mëparshëm dhe mendojmë se nuk do të arrijmë kurrë rutinën ideale të mëngjesit. Ne duhet të ndalojmë presionin që i bëjmë vetes për të kryer siç duhet rutinën e mëngjesit dhe në shkëmbim të marrim një ditë të qetë.
Pra që gjithçka të shkojë mirë në jetën tuaj të re, ndiqni sugjerimet e mëposhtme:
1. Mos i injoroni alarmet që keni vendosur brenda 30 minutave. (Për një sy gjumë sepse do ndiheni akoma më të përgjumur dhe do të zgjoheni vonë)
2. Mos e kontrolloni telefonin për 30 minuta. Nëse e kontrolloni telefonin do të shpërqendroheni dhe do të dilni jashtë rutinës së përditshme.
3. Zgjohuni 15 minuta para orarit të caktuar, në mënyrë që këto minuta t’i kaloni në shtrat duke u qetësuar dhe kur të ngriheni nga shtrati të mos ndiheni i përgjumur.
4. Blini një aparat kafeje të teknologjisë së avancuar. Ajo ka orare, pra ju e pini kafen me orar pa marrë kohë në gjërat e tjera që keni për të bërë.
5. Fillojeni ditën me mirënjohje. Duke filluar që nga qendrat shëndetësore dhe deri te punonjësit e tjerë që rrezikojnë jetën në ndihmë të popullit. Kur e filloni ditën me mirënjohje, do të ndiheni më të qetë dhe më pak stresues. Përfshini mirënjohje në rutinën tuaj të mëngjesit duke shkruar pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohëse në planifikuesin tuaj të përditshëm, pra ju zgjoheni më të sigurte për jetën.
6. Bëni lëvizje në shtrat ose përreth dhomës suaj. Bëni pak aktivitet fizik dhe merrni rreze dielli.
7. Meditoni gjatë larjes së dhëmbëve ose kur jeni duke pritur të bëhet kafja.
8. Shkruani planin tuaj të ditës dhe përmbajuni pikave që duhet të zbatoni gjatë ditës, kështu me një plan të shkruar mundësia për t’i anashkaluar është më e vogël. /Katror.info