Kurorëzimi i shumëpritur i mbretit Charles po afron, ja çfarë dimë rreth ceremonisë
Tema e kurorëzimit të mbretit Charles është shoqëruar me polemika të shumta dhe prej dy muajsh është bërë kryefjalë e portaleve botërore. Dramat mes pjestarëve të familjes nuk kanë pasur fund duke nisur nga fakti që fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it nuk ishin të ftuar dhe deri tek konfirmimi publik se dukesha nuk do të jetë pjesë e ceremonisë madhështore. Spekulimet se familja mbretërore është raciste si dhe deklaratat që princi Harry ka bërë në serialin e “Netflix” dhe autobiografinë e tij, kanë shkaktuar trazira në rrjet dhe në pallatin e Buckinham-it. Tani që pak ditë na ndajnë nga kurorëzimi, të gjithë jemi kureshtarë të dimë ç’do të ndodhë dhe a do të ketë një pajtim mes Harry-t, Charles-it dhe princit William. Në vijim do t’ju tregojmë më shumë rreth kësaj dite të shënuar.Kurorëzimi do të bëhet të shtunën, në datë 6 maj, tetë muaj pas emërimit të Charles-it si mbret më 8 shtator të vitit të kaluar dhe shërbimi do të nisë në orën 11:00. Kjo është hera e parë që një ceremoni kurorëzimi zhvillohet në fundjavë që nga viti 1902, kur Eduardi VII u kurorëzua mbret. Është konfirmuar se 8 maji do të jetë ditë pushimi kombëtar për britanikët. Ceremonia do të mbahet në “Westminster Abbey” dhe bashkëshortja e mbretit, Camilla do të marrë zyrtarisht titullin mbretëreshë. Mbreti do të vendosë kurorën e Shën Eduardit e cila është e zbukuruar me më shumë se 400 rubinë dhe safirë dhe Camilla ka zgjedhur të mbajë kurorën e mbretëreshës Mary, e cila përbëhet nga 2200 diamante.Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzim, ndërkohë që dukesha e Sussex-it, do të qëndrojë në Kaliforni së bashku me dy fëmijët e saj. Thuhet se Harry-it i do të qëndrojë i ulur larg vëllait të tij, në mënyrë që mos lindë asnjë konflikt ose debat. Të shumë janë të ftuarit të cilët nuk do të marrin pjesë në kurorëzim. Një prej tyre është presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe shumë komentatorë britanikë kanë akuzuar presidentin duke u shprehur se ai nuk po respekton këtë traditë të rëndësishme. Ishte vet "Shtëpia e Bardhë" që konfirmoi se Biden është tërhequr nga ceremonia dhe në vend të tij thuhet se do të shkojë "Zonja e Parë". Sipas “The Guardian”, përveç Joe Biden, shumë këngëtarë të njohur britanikë si Adele, Ed Sheeran, Elton John dhe Harry Styles nuk pranuan të performonin për familjen mbretërore. Ndërkohë artistët zyrtarë do të jenë Lionel Richie, Andrew Lloyd dhe Katy Perry.