Restoranti me gatime shqiptare shpallet ndër 100 më të mirët në New York

Restoranti me gatime shqiptare shpallet ndër 100 më të mirët në New York

Lifestyle April 19, 2023 - 11:21

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në New York.

Prestigjiozja amerikane ka bërë një listë të 100 restoranteve më të mira, nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh entuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë që do të vinte një ditë kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mira?

Duani tuajën shqiptarët e mi, sepse nuk ka më të mirë”, shkroi Kukaj.

Image