Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera
Akoma jeni në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt?
Ju sjellim pikërisht këtë që kërkoni: dietën me vezë të ziera.
Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë.
Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë. Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë.
Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.
Java e parë
E Hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi;
Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
E Marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra;
Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.
E Mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë;
Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
E Enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka, fruta;
Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.
E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka: Dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull,
Darka: peshk skare dhe sallatë.
E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka: fruta;
Darka: fileto pule dhe perime të gatuara në avull.
E Diela: Mëngjesi: njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka: fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull;
Darka: perime të gatuara në avull.
Java e dytë
E Hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, fileto pule dhe sallatë,
Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.
E Martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull;
Darka, peshk dhe pak sallatë.
E Mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, njësoj si e hëna;
Darka, njësoj si e hëna.
E Enjte: njësoj si ditët e tjera;
Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë;
Darka, fileto pule dhe sallatë.
E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, sallatë me peshk ton;
Darka, dy vezë dhe sallatë.
E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, fileto pule dhe sallatë;
Darka, fruta.
E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull;
Darka, njësoj si dreka.
Gjithsesi para se të filloni këtë dietë këshillohet që të konsultoheni fillimisht me mjekun./agroweb