Nëse flini më shumë se 8 orë, rrezikoheni nga këto 6 probleme shëndetësore

Nëse flini më shumë se 8 orë, rrezikoheni nga këto 6 probleme shëndetësore

Lifestyle February 16, 2023 - 22:13

Të gjithë e dimë që për të pasur një jetë të shëndetshme, nuk duhet të flemë më pak se 8 orë.

Mirëpo, rekomandohet gjithashtu që të mos flini më shumë se 8 orë. Fjetja e tepërt ju bën keq për shëndetin.

Bright Side na tregon 6 problemet që mund të shmangni nëse nuk flini shumë.

Probleme me peshën

Studime të ndryshme tregojnë se të dyja periudhat e shkurtra dhe të gjata të gjumit janë të lidhura me diabetin dhe obezitetin. Ky fakt nuk është i qartë, por mjekët pohojnë se lëvizim më pak sesa duhet, prandaj fitojmë peshë. Nëse zgjohemi vonë nuk kemi kohë për aktivitete fizike.

Çrregullime depresive

Njerëzit që vuajnë nga çrregullime depresive gjithashtu përjetojnë çrregullime të gjumit. Personat që vuajnë nga depresioni flenë më shumë se zakonisht. Është një cikël vicioz sepse gjumi i gjatë shkakton depresion dhe lodhje. Nëse flini gjithnjë e më shumë, ju do të refuzoni ta lini krevatin në mëngjes: bota nuk do t’ju tërheqë dhe këto simptoma të çojnë në depresion.

Probleme me zemrën

Nëse flini për shumë kohë, ju jo vetëm humbisni orë të çmuara, por gjithashtu mund të vuani nga sëmundjet e zemrës. Në ditët e sotme, çështjet e zemrës janë ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes dhe fjetja për më shumë se 8 orë në ditë rrit shanset për të vdekur nga një atak në zemër me 34%. Për më tepër, studimet tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa të flenë më shumë se meshkujt, prandaj ato duhet të mbajnë parasysh se ka një lidhje të ngushtë midis gjumit të tepërt dhe sëmundjeve të zemrës.

Dhimbje koke

Mungesa e gjumit shkakton dhimbje koke, por ndodh edhe e kundërta: kur flemë shumë sërish kemi dhimbje koke. Ne nuk duhet të shtrihemi në shtrat shumë edhe gjatë fundjavave dhe festave. Përndryshe, mund të zgjoheni me një dhimbje koke të tmerrshme.

Probleme me memorien

Sipas një studimi, gjumi i gjatë ndikon në punën tonë të trurit. Për më tepër, nëse zakonisht zgjohesh natën dhe nuk bën një gjumë të thellë, kjo është për shkak të gjumit të tepërt. Kjo nga ana tjetër ndikon në funksionet njohëse të trurit tonë dhe në aftësinë e tij për t’u përqendruar dhe për të kujtuar detajet.

Pagjumësia

Mund t’ju duket surprizuese, por ndonjëherë pagjumësia shkaktohet nga veprime jo të shëndetshme, përfshirë këtu edhe gjumin. Për shembull nëse qëndroni gjatë në kompjuter dhe ditën tjetër flini tepër, mund të vuani nga pagjumësia. 2 ditë janë mjaftueshëm për të ndërruar orarin e gjumit dhe do t’i vuani më pas pasojat.